Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” në News24 ditën e sotme ka përmbledhur ngjarjet më pikante politike të javës që lamë pas.

Temë kryesore e debateve të kësaj jave ishin kandidaturat për kryeprokurorin e përkohshëm, gjë që shkaktoi edhe tensione në Kuvend në seancës e së enjtes.

Situata përshkallëzoi me fyerje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Flamur Noka në parlament. Teksa ky i fundit përpiqej t’i ndërpriste fjalën kreut të qeverisë, Rama vazhdimisht thërriste: “Nga ç’pyll e keni marrë këtë mo?”. Por Noka nuk ngurroi t’i përgjigjej: “Nga pylli i satëme”.

Nuk munguan as replikat personale mes Ramës dhe ish-kryeministrit Berisha. “Je llaxorja më e madhe që ka ky vend,” i thotë Rama ndërkohë që Berisha i përgjigjet se “je një injorant që s’ka asgjë tjetër përveç injorancës”.

Një tjetër rast pikant janë veprimet që bëjnë deputetët në Kuvend gjatë seancës parlamentare: Edi Rama që pi ujë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që lëviz gjuhën, apo edhe deputetët e opozitës, që merren me smartphone-t e tyre. Deputeti Enkelejd Alibeaj lexon lajmet në BalkanWeb ndërsa Fatmir Mediu merr një zemër nga dikush në Whatsapp.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: