Portali propagandistik rus në gjuhën serbe “Sputnik” ka publikuar një video-parodi të intervistës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për televizionin serb Hepi.

Parodia është realizuar nga Boris Malagurski, një serb nga Kanadaja, i cili merret me produksion televiziv dhe punon si spiker televiziv, transmeton Express. Haradinaj në këtë klip të montuar paraqitet si kriminel lufte, vrasës, narkoman, e deri te homoseksual. Videoja është publikuar në youtube-kanalin e “Sputnik Serbia”, media që  financohet nga qeveria në Moskë.

Intervista origjinale e Haradinajt për televizionin serb shkaktoi reagime të shumta në Serbi. Ndër ata që shprehën revoltën ishte edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se s’e kupton se si, përderisa asnjë medium kosovar nuk dëshiron ta dëgjojë se ç’ka për të thënë ai, një televizion serb bën intervistë me Haradinajn. Në këtë intervistë Haradinaj foli edhe për fenë, duke cekur se në të kaluarën shqiptarët kanë qenë katolikë, gjë që shkaktoi reagime të shumta edhe nga islamistët në Kosovë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: