Ndryshimet e shumta të tra jnerëve në kampionatin anglez kanë bërë që disa futbollistë të konsiderohen të parëndësishëm në skuadrat e tyre. Kjo është një mundësi e artë për ekipet e tjera që kërkojnë të përforcohen në këtë fund merkatoje. Nëse hedhin një vështrim në situatën e krijuar në klubin e Mançester Sitit, do të kuptojnë se është një rast unik për të afruar disa lojtarë të rëndësishëm.

Revolucion te Siti-
Pep Guardiola tha se nuk do të bëjë shumë ndryshime në ekipin e tij të ri, por operacioni “fshesa” ka nisur shumë shpejt. I pari që do të largohet është portieri Xho Hart, i cili i ka kërkuar divorcin presidentit të skuadrës. Mirëpo nga Siti nuk do të largohet vetëm portieri sepse në listën “e zezë” të trajnerit spanjoll janë edhe disa lojtarë të tjerë. Në mbrojtje është Mangala, i cili duket se nuk do të vazhdojë të qëndrojë më te “qytetarët”, ndërsa në repartet e tjera Ture dhe Nasri mund t’i thonë lamtumirë skuadrës gjatë këtyre ditëve.

Katër futbollistët e Sitit do të ishin blerje shumë interesante për skuadrat e dorës së dytë, por edhe për ekipet italiane që nuk kanë buxhete të mëdha për të bërë merkato. Nëse Mançini do të vazhdonte të ishte trajner i Interit, nuk do ta humbiste shansin për ta transferuar në radhët e zikaltërve.

Bastian në udhëkryq- Me Felainin në superformë, me blerjen e Pogbasë dhe me Kerrik në stolin e rezervave, edhe Zhoze Murinjo e ka luksin për të larguar nga ekipi i tij një prej futbollistëve më të mëdhenj gjermanë.

Bastian Shvajnshtaiger nuk është më në planet e portugezit dhe pas tij janë vënë disa skuadra si Interi, Milani dhe Juventusi. Për momentin, ende nuk dihet cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit gjerman, i cili gjatë dy ndeshjeve të para nuk ka qenë i grumbulluar, por e ka parë ndeshjen si tifoz i “djajve”.

Surpriza Fabregas- Çesk Fabregas është surpriza më e madhe në listën e lojtarëve që mund të largohen në këto ditë të fundit të merkatos. Spanjolli ka qëndruar në stolin e rezervave në dy ndeshjet e para dhe Konte mund ta sakrifikojë për të afruar në ekip një tjetër mesfushor. Reali i Madridit ka shprehur dëshirën për ta afruar spanjollin, por ende nuk dihet nëse trajneri i Çelsit është 100% i bindur për ta larguar futbollistin.

Nuk mund të mungonte në këtë listë trajneri Jurgen Klop, i cili do të largojë mbrojtësin Sakho. Ky i fundit nuk ka pasur marrëdhënie të mira me teknikun dhe duket se zgjidhja më e mirë për të dyja palët është divorci. Drejtorët sportivë të skuadrave duhet të hedhin sytë nga Anglia sepse është rasti për të bërë blerje interesante dhe mbi të gjitha me çmim të ulët.

LISTA:
Xho Hart
Portier

Mangala
Mbrojtës

Ture
Mesfushor

Nasri
Mesfushor

Sakho
Mbrojtës

Shvajnshtaiger
Mesfushor

Fabregas
Mesfushor/panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb