Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

A ka gisht në largimin e Sokol Ballës nga Top Channel? Flet kryeministri Rama

Edi Rama tek studio e hapur

TIRANE- Kryeministri Edi Rama komentoi sot deklaratën e bërë pak ditë më parë për një shkrim të Top Channel dhe shpjegoi se gjithçka shkroi në Facebook nuk ishte sulm ndaj këtij televizioni, por keqardhje për lajmin konkret.

“Nuk e kam sulmuar, nuk e kam quajtur asgjë. Unë thjesht kam ekspozuar një fakt të po asaj dite me një shprehje keqardhjeje. Fola për një provë konkrete, ndava keqardhjen, nuk e sulmova, s’do më shikoni asnjëherë të sulmoj një media apo një gazetar të caktuar”,- tha ai.

Ai gjithashtu komentoi sot edhe pezullimin e drejtorit të Informacionit Sokol Balla dhe hodhi poshtë të gjitha zërat se ishte pikërisht ai iniciatori për këtë vendim të marrë nga pronarët e këtij televizioni.

“Këto janë teori konspiracioni që prodhojnë argumente për atë që unë e quaj kazan”,- komentoi Rama.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • Le te bejne nje sondazh mediat ne popull dhe te shohin se sa te besueshme jane .

  • Eh mor Dori….kjo esht media e kazanit…nuk pritet me shum nga ky kazan
    e nga gazetaruce si enivasili…qe ska piken e respektit per personin qe interviston..qoft ky dhe Kryeministri i vendit….

  • ahah.. ndryshuat titullin e lajmit qe ishte ‘ RAMA FILLON INTERVEISTEN DUKE SULMUAR ME BATUTEN PER KAZANIN’…
    dhe tani komenti im i meparshem eshte i pa kuptueshem per lexuesit.

    Kurse tani ky lajm fllet per nje tjeter subjekt.

    me mire fshieni fare

  • MOS GENJENI..

    Emisioni nisi me urimin e Eni Vasilit .. ‘ MIRSEERDHE NE KAZAN’..

    Pra ishte gazetarja qe i hapi deren Remes ti kunderpergjigjej me batuten e tij..

    Ju po genjeni dhe tani vetem pas 5 minutash qe filloi emisjoni.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.