Nga: Erjon SKENDAJ
Është bukur të ëndërrosh por akoma më bukur është kur shikon se si ëndrra bëhet realitet një ditë. E tillë ka qenë për dy vëllezërit Agron dhe Albert Xheko, dy mjeshtra të mirënjohur të kuzhinës shqiptare që dikur kishin një ëndërr dhe dëshirë të hapnin një restorant të vogël pas rezidencës presidenciale, pa e ditur se pas 25 vitesh do të realizonin në të njëjtin vend një vepër të vërtetetë arti dhe luksi, që sot njihet si “Xheko Imperial Luxury Boutique Hotel”.

Ishte viti 1993 kur vëllezërit Xheko hapën në zemër të ish bllokut të parin restorant piceri “Carlsberg”. Në vetëm pak kohë restoranti mori famë brenda dhe jashtë kufinjve, aq sa kush vinte në Tiranë nuk largohej pa shijuar më parë një nga gatimet e rralla të mjeshtrit Agron Xheko, ish shefi i kuzhinës së Hotel Dajtit.

Madje shumë prej personaliteteve Vip që e kanë frekuentuar ndër vite nuk kishin si të mungonin në eventin e organizuar në 25 vjetorin e Xheko Imperial Hotel.

Mes të ftuarve të shumtë ishte edhe i madhi Shkëlzen Doli, violinisti virtuoz i orkestrës së Vjenës.
Nga ai restoranti i vjetër Carlsberg kanë mbetur vetëm disa video dhe fotografi që dëshmojnë rrugëtimin e gjatë të transformimeve të mëdha që nisi nga godina e vjetër 3 katëshe në rrugën Ibrahim Rrugova, për të mbërritur deri tek hoteli super luksoz.

Hoteli numëron 70 dhoma me arredime miks të stilit klasik aristokrat dhe modern ku spikasin punimet në dru dhe mermer. Klientët më besnik janë më së shumti të huaj, diplomatë, biznesmenë, njerëz të artit e kulturës dhe jo vetëm. Në brendësi Hoteli me 4 yje ka disa restorante me arkitekturë neoklasike, salla konferencash, Bar e muzik hall si dhe parkim.

Një përvojë fantastike është të darkosh në taracën panoramike të Xheko Imperial Hotel ku shijet e rralla të gatimit bashkohen me magjinë e dritave dhe tingujt e muzikës live.

“Xheko Imperial Hotel më shumë se sa një biznes është një investim për shoqërinë, ku ofron një mjedis komod, familjar, cilësor dhe me standard të larta. Andaj pavarësisht ndryshimeve që ka pësuar në këto dy dekada e gjysmë, një gjë ka mbetur e njëjtë, fjala: Mirëseerdhët në shtëpinë tuaj”,- u shpreh menaxherja e përgjithshme, Eni Xheko.

Së fundi Hotel Xheko Imperial i është nënshtruar një rikonstruksioni bashkohor duke sjellë në Shqipëri më të mirën europiane në fushën e hotelerisë dhe turizmit.

Në dy dekadat e fundit shumë njerëz të shquar vendas e të huaj kanë shkelur në “Hotel Xheko Imperial” e kthehen sa herë iu bie rruga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: