TIRANE- E pamë sot në Kuvend pas gjashtë muajsh mungesë dhe i befasoi të gjithë me një shprehje të përdorur nga kryeministri Rama 16 vite më parë. Ndërsa kjo u lexua si një tjetër “kërcënim” që i bënte, ish-ministri vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Pak minuta më parë ai ka postuar një foto nga momenti kur Sali Berisha e filmonte në Parlament dhe duket se inatin e ka pikërisht me të. Tahiri e ka quajtur atë djall dhe i përmend 21 Janarin. Ky është reagimi i tij i tretë për sot, dy në Facebook dhe të parin live pasi doli nga Parlamenti.

STATUSI I TAHIRIT
Kur gjyqin ta ben djalli…
Ky qe fshiu kamerat e Kryeministrise ne 21 Janar e nuk u denua, sot me filmonte mua ?
saimir tahiri

Në momentet që Berisha e filmonte i përmendte Habilajt, ndërsa Tahiri duke qeshur dëgjohej teksa thoshte: Pse je çmendur kështu mo?
WhatsApp Image 2018-04-19 at 10.44.22

WhatsApp Image 2018-04-19 at 10.44.22 (1)

WhatsApp Image 2018-04-19 at 10.44.30
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: