DURRËS- Një i moshuar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ka kryer vepra të turpshme me dy të mitura 10 dhe 11-vjeçare. Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Ilmi Sulejmani, 64 vjeç, banues në Durrës.

Në lagjen Nr. 11 Durrës, në autobuzin e linjës Durrës – Porto Romano ka ngacmuar me shikime, gjeste, fjalë shtetaset e mitura me iniciale K.M. 10 vjeçe dhe K.M. 11 vjeçe.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vepra të turpshme” parashikuar në nenin 108 të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb