Ish-kreu i KQZ-së, juristi Çlirim Gjata, beson se pa mbështetjen e ndërkombëtarëve nuk do të kishte reformim të sistemit të drejtësisë, por ai shpreh shqetësimin se në këtë periudhë as vetë ata nuk dinë se çfarë të bëjnë.

Gjata përmend se u reformua drejtësia pa prekur sistemin politik, që sipas tij, i shtriu ‘kthetrat’ deri tek gjyqësori. Po ashtu ai i referohet zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme, teksa thotë për “Gazeta Shqiptare” se me ardhjen e saj, “kemi parë lirime dhe zbutje, por jo arrestime kundër korrupsionit të lartë, apo krimit të organizuar”. Lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, juristi zbardh arsyet teksa paralajmëron: “Këto kushte mund të shfrytëzohen nga politika qoftë edhe për interesa të momentit, siç është ai për të kaluar pa shumë zhurmë dhe kontroll marrëveshjen e detit me vendin fqinj”.

Z.Gjata si e konsideroni ecurinë e reformës në drejtësi dhe çfarë po e pengon sipas jush zbatimin e saj?
Mendoj se zbatimi i reformës në drejtësi po ecën me hapin e breshkës. Kjo ndodh për shkak të ngutjes dhe metodave që u përdoren për hartimin dhe miratimin e kësaj reforme. Po të kthehemi pas e të shohim edhe një herë vërejtjet që u bënë kur kjo reformë ishte projekt, dhe këtu kam parasysh Komisionin e Venecias (t’i lëmë vërejtjet e juristëve shqiptarë), na rezulton se ishin të drejta dhe nuk u morën parasysh. Së pari, kemi reformuar sistemin e drejtësisë pa prekur atë politik. Pra, kemi luftuar pasojën pa u marrë me shkakun.

Por shkaku mbetet i njëjtë dhe ka mundësi që sëmundja të përsëritet, që është ajo e kapjes së drejtësisë nga politika. Së dyti, siç vërente edhe “Venecia”, kemi ndërtuar një sistem drejtësie tepër të ndërlikuar, më shumë institucione, me kompetenca të ngatërruara dhe kritere deri diku të pazbatueshme. Ne nuk kemi infrastrukturë njerëzore dhe materiale për të përballuar gjithë këtë ngrehinë drejtësisë kaq të ngatërruar sa ç’është bërë. Prandaj dhe reforma mezi po ecën. Ndaj dhe nuk është e thjeshtë që të gjenden në këto kushte kandidatët për KLP dhe KLGJ-në. Atëherë, politika ndërhyn dhe shfrytëzon këto momente për t’i kapur këto institucione, duke emëruar kandidatë deri të eliminuar nga ONM. Kështu po rrëzohet edhe miti i garancisë së ndërkombëtarëve.
Intervisten e plote e lexoni ne GSH.al duke klikuar ne kete link: http://www.gsh.al/2018/02/16/ngerci-ne-kushtetuese-gjata-mund-ta-shfrytezojne-per-marreveshjen-e-detit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: