Pak minuta pasi deputeti i PS-së, Pandeli Majko u kërkoi publikisht ndjesë socialistëve për shfaqjen e djalit të tij duke përshëndetur me dy gishtat lart protestën e PD-së, fotoja është zhdukur nga rrjeti social “Facebook”.

nevila
Faqja në FB e pedagoges, Nevila Xhindi ku nuk figuron më fotoja me djalin e Majkos

Ajo u publikua fillimisht në profilin e pedagoges Nevila Xhindi, e cila, siç ka konstatuar “BalkanWeb” e ka fshirë atë nga faqja.

Edhe vetë djali i Majkos ka nxituar ta zhdukë foton me dy gishtat lart nga “wall”-i i tij në “Facebook”.

Publikimi në rrjetet sociale i fotos së djalit të tij që përshëndeste me dy gishta protestën e PD-së, shkaktoi edhe reagimin e menjëhershëm të deputetit socialist, Pandeli Majko.
Untitled
Me anë të një mesazhi të publikuar në “Facebook”, Majko i kërkoi ndjesë çdo socialisti dhe shprehet se merr përsipër përgjegjësitë si prind.

“Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqkuptime.
Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë cdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në cdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje. Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt”, – shkruan Majko në reagimin e tij.

Studenti Gjergj Majko, djali i ish­kryeministrit socialist, është fotografuar bashkë me pedagogen Nevila Xhindi dhe dy studentë të tjerë, të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart.

Ndërsa bashkëngjitur fotos, vetë Xhindi thotë: “Me studentët…Nga Shkodra përshëndesim protestën!”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb