TIRANE- Debati i krijuar në seancën e djeshme parlamentare ka marrë një tjetër rrjedhë, sidomos pas një etiketimi që kryeministri Edi Rama i ka bërë ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e quajtur “të rrjedhur”. Avokati Spartak Ngjela thotë se një deklaratë e tillë është e dënueshme, sidomos në rastin kur një parlamentar fyen opozitën.

Duke u shprehur se në një vend demokratik, diçka e tillë nuk është e pranueshme, Ngjela tha në emisionin “Studio e hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”, se opozita duhet të kërkonte dorëheqjen e Ramës.

“Nuk është sjellje normale që në parlamentin e një vendi demokratik, një parlamentar, apo kryeministri i vendit, t’i drejtohet me një fyerje të tillë opozitës. Nuk mund t’i thuash ‘i rrjedhur’ ish-kryeministrit, që nga foltorja e Kuvendit. Aq më tepër, e pranon që e tha, madje shton më doli nga shpirti. Opozita duhet të kishte kërkuar dorëheqjen e Ramës, por ata lëshojnë një Flamur aty, për të kundërshtuar. Debati në Kuvend është i stisur”, u shpreh avokat Ngjela.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb