TIRANE– Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë mori një vendim të rëndësishëm për qytetarët, ku për një periudhë kohore 5-ditore zëvëndësimi i aparatëve matëse të ujit, në rast mosfunksionimi për shkak të të ftohtit, do të jepen falas për qytetarët.

Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë ka sqaruar se situata është nën kontroll pavarësisht acarit dhe të ftohtit, ndërkohë që janë 12 grupe në terren që po inspektojnë situatën. Sipas UKT-së, linjat kryesore të transmetimit si Selita, Bovilla, etj; si dhe stacionet e pompimit nuk kanë asnjë problematikë.

UKT, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve ka marrë një vendim të rëndësishëm për ditët e ftohta. Nëse gjatë këtyre ditëve të ftohta për shkak të ngricave do të kenë problematika me mosfunksionimin e sahatit të ujit, zëvëndësimi i tyre do të bëhet nga UKT falas. Por, ky vendim ka efekt deri në një afat kohor prej 5 ditësh, nisur nga sot. Ujësjellës-Kanalizime u bën thirrje qytetarëve që të telefonojnë në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 44 88 për çdo problematikë të tyren.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: