Nicki Minaj po punon për albumin e katërt, që vjen pas ‘Pinkprint’ të 2014, por kjo duket një gjë e dorës së dytë për të.

Këngëtarja dhe modelja ka publikuar në rrjetet sociale kopertinën e numrit të dhjetorit të revistës ‘Paper’, ku shfaqet e trefishuar dhe gjysmë nudo, në pozicione shumë provokuese. Titulli i revistës është ‘Minaj a trois’

Në kopertinë shfaqen tre foto të reperes të realizuara nga fotografia Ellen Von Unwerth, në versionin bionde, brune dhe flokë kuqe, por gjithmonë shumë hot. Drejtori i revistës, Drew Elliot, përpiqet kështu të përsërisë kopertinën shpërthyese me Kim Kardashian në 2014, ku tregonte të pasmet e saj bombastike.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: