Nicki Minaj ka folur me admirim për këngëtarin e famshëm Kanye West.

West e ka ftuar Minajn për bashkëpunim në këngën e tij “Monster”, këngë e marrë nga albumi i tij i vitit 2010, “My Beautiful Dark Twisted Fantasy”.

“Ai ka bërë diçka që kurrë nuk do ta harroj, e dini, ai më ka dhënë një nga mundësitë më të mira, që kam pasur ndonjëherë në karrierën time”, ka thënë Minaj për Capital FM.

“E adhuroj atë”, ka shtuar reperja. “Ai më dha një mundësi shumë të madhe, ai është madhështor”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb