Në tapetin e kuq duken një çift perfekt, që mbahen për dore, buzëqeshin e shkëmbejnë shikime dashurore me njëri-tjetrin.

Nicole Kidman dhe Keith Urban, pas dhjetë viteve martesë dhe jo pak probleme pas krahëve, duken akoma shumë të lumtur.

Por sipas revistës Woman’s Day të dy po frekuentojnë një qendër të specializuar për të shpëtuar lidhjen e tyre me një çmim të madh…

Lajmi për një ndarje mes tyre përsëritet vazhdimisht.

Sipas revistës prindërit e Sunday Rose, 8 vjeç, dhe Faith 5, Nicole dhe Keith, janë mbyllur në një strukturë private për të kuptuar drejtimin që do të marrin, për të qëndruar bashkë apo për tu ndarë.

Cifti falë mbështetjes së një psikologu, duhet të diskutojë për problemet e të kaluarës, përfshirë këtu edhe problemet me drogën dhe alkoolin.

Do të mjaftojnë 10 mijë dollarë në fundjavë për të shpëtuar martesën e tyre? Kjo pritet për tu parë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb