2017-ta ka qenë një vit i mrekullueshëm për aktoren Nicole Kidman, e cila pak muaj më parë mbushi 50 vjeçe. Aktorja australiane ka pozuar për revistën Stellar, e cila për përvjetorin e saj të parë ka zgjedhur divën e Hollivudit.

Në fotot të cilat janë realizuar nga fotografi Nino Muñoz 50-vjecarja shfaqet seksi dhe joshëse. ‘Jam shumë e lumtur që jam 50 vjeçe’- ka thënë aktorja për reristën.
Që prej debutimit në kinema deri më sot, stili i saj ka qenë gjithmonë në lartësinë e duhur të sukseseve kinematografike, si dhe një nga yjet më brilante të Hollywood.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: