Nigeria ka triumfuar në miqësoren kundër Argjentinës me rezultatin 2-4 duke treguar se jo më kot do të jetë një nga pjesëmarrësit në Botërorin e Rusisë. Për më shumë se fitorja ka ardhur me përmbysje pasi “albiçelestët” më parë kishin kaluar në avantazh të dyfishtë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 27-të me një gol të bukur nga goditja e dënimit të ekzekutuar nga Ever Banega. Pas 9-t minutash Agueero do të konkretizonte një asisit të Pavon për të dyfishuar shifrat. U krijua përshtypja se Argjentina do ta fitonte lehtësisht takimin por pak para fundit të pjesës së parë do të niste edhe përmbysja.

Ish-futbollisti i Manchester City-t, talenti Iheanacho, fillimisht do të shkurtonte diferencën në 45-së minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë Iwobi do të barazonte para se Idowu dhe në fund Iwobi sërish të vulosnin shifrat përfundimtare.

Përtej rezultatit shumë vëmendje mori edhe Sergio Aguerro. Raportohet se sulmuesi është dërguar me urgjencë në spital pasi i ka rënë të fikët në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit të ndeshjes. Media argjentinase “Varsky Sports” ka konfirmuar lajmin. Me një status në “tëitter” shkruan:
aga-768x461
“Kun Agüero i ranë të fikët në dhomat e zhveshjes dhe u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërtë për një kontroll të përgjithshëm”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb