Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Niko Peleshi: Si i kontrollonim 100 eskavatoristë nga zyrat e kryeministrisë. Nuk i linim as të pinin kafe!

volvo1

Ish zv.kryeministri Niko Peleshi ka rrëfyer në një intervistë për Abcnews si i ruanin nga kryeministria eskavatorët që punonin për kanalet e kullimit në të gjithë Shqipërinë. Në intervistën me gazetaren Juli Xhokaxhi, Niko Peleshi e tregoi me mburrje si i qëndronin “mbi kokë” eskavatoristëve, që mund të ndërprisnin ndonjëherë punën për të pirë një kafe. Sipas tij kontrollet bëheshin me GPS dhe survejimi ishte i rreptë.

“Duhet të dini se 100 eskavatorëve që erdhën nga jashtë, iu vendosëm GPS për kontrollin e tyre nga një zyrë në kryeministri. Dhe kur ndonjë nga eskavatoristët ulej të pinte kafe, i binte telefoni nga kryeministria dhe i thohej: Çohu! Duket për të qeshur po kshu është në të vërtet” tregoi Peleshi, ndërsa gazetarja në studio mezi e mbajti të qeshurën.

I qetë dhe i sjellshëm në komunikim, Niko Peleshi e rrëfeu këtë trajtim të punëtorëve me kënaqësi duke shkaktuar habi.

Ikja e Peleshit nga kryeministria, duket se ka qenë një lajm i mirë për eskavatoristët e kanaleve kulluese, të cilëve telefonata nga kryeministria duhet t’i jetë shndërruar në një sindromë frike edhe kur ulen të pinë kafe pas pune.
(i.ç/BalkanWeb)


Komente ( 16 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.