SERBI– “Ballkani do të jetë në prag lufte nëse miratohet rezoluta për Srebrenicën”. Këtë ia ka shprehur presidenti i i Serbisë, Tomislav Nikoliç, homologut të tij rus Vladimir Putin. Në një letër drejtuar presidentit rus, Nikoliç thotë se ky dokument është instrument politik që do të dobësojë pozicionet e Serbisë si dhe do të rrezikojë rajonin.

Sipas “Politika” e cila ka siguruar letrën , ajo është dërguar në kohën kur po përgatitej rezoluta britanike, e cila nuk u miratua dje në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetos së Rusisë.

Rezolutën për Srebrenicën e votuan dhjetë vende anëtarë të Këshillit të Sigurimit, ndërsa katër të tjera abstenuan.

(el.sp./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb