SHKUP– Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për portalin e afërt me partinë e tij “Kurir”, ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga pozicioni i kryetarit të partisë.

Ai thotë se LSDM-ja një ditë do të pendohet për këtë që po bën, ndërkaq populli do t’i kthejë shtetin.

“Unë në mbrëmjen pas raundit të parë të zgjedhjeve tregova se si kryetar i partisë e mbaj përgjegjësinë më të madhe. Pastaj në intervistë televizive sqarova se gjithmonë në një ekip që garon, qoftë ai politik, sportiv, në biznes apo ngjashëm, përgjegjësinë më të madhe e mban lideri. Ata që më njohin mirë dhe ata që i kuptojnë mirë porositë e mia politike, më kanë kuptuar. Pavarësisht se si do të jetë analiza e zgjedhjeve, madje edhe nëse ashtu që është objektiv faji im ose më i vogël, ose madje nëse konstatohet se nuk kam faj objektiv për humbjen, unë do të jap dorëheqje përpara organeve të partisë”, thotë Gruevski.

Gruevski shton më tej se analiza pritet të mbarojë për një ose dy javë, ndërkaq “dorëheqja e tij mundet dhe nuk duhet që të lidhet patjetër me analizën, pasi nuk lidhet me përfundimin e saj”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: