Kryediplomati grek, Nikos Kotzias gjatë një konference me homologun rus Sergei Lavrov në Moskë ka komentuar edhe çështjet e mbetura pezull me palën shqiptare.

Mediat greke shkruajnë se Kotzias ishte i prerë kur tha se nuk ikte në pushime pa i zgjidhur këto çështje, pa u fokusuar veçanërisht tek marrëveshja e detit, e cila është ende në fazë negociatash.

Capture
“Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë. Ndodhemi në procesin e zgjidhjes së problemeve që rezultojnë që prej 70 vjetësh. Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur”, tha Kotzias.

Gjatë ditës së djeshme Greqia zgjidhi mosmarrëveshjen me fqinjin e saj, Maqedoninë e cila tashmë do të quhet Republika Veriore e Maqedonisë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: