SHBA – Nipi i Meghan Markle u arrestua në Londër, duke u përpjekur për të hyrë në një klub nate me një thikë në brez. Ndërkohë vet Tyler Dooley i biri 25-vjeçar i vëllait të dukeshës, ishte justifikuar te oficerët e sigurisë lokale.
2-with-knife
Ai ka thënë: “Unë nuk dua të sulmoj askënd. E kam atë për mbrojtje për shkak se Donald Trump ka thënë se Londra është tani një zonë lufte.” Pas ndalimit dhe ofrimit të një justifikimi të dyshimtë, 25-vjeçari u përpoq gjithashtu të arratisej, por u ndalua dhe u dorëzua në polici.

315

Tyler jeton në Oregon, në Shtetet e Bashkuara, dhe është prodhues i marihuanës për qëllime personale. Ai kohët e fundit njoftoi se kishte krijuar një lloj kanabisi, të cilit i kishte vendosur emrin “Meghan”.

nintchdbpict000408118077

Në afërsi të dasmës mbretërore, kishte shkruar edhe një letër të hapur, botuar më vonë në gazeta, në të cilën i sugjeronte Princit Herri të mos martohej me motrën e babait të tij, duke e quajtur atë “një grua të lodhur, sipërfaqësore dhe arrogante”.

nintchdbpict0004074822271

nintchdbpict0004078613521

nintchdbpict000408118067

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb