Nga sot 4 futbollistë nuk do të jenë më pjesë e klubit të Partizanit. Duket e çuditshme që në këtë periudhë të ndërpriten kontratat, por kryeqytetasit me një njoftim në rrjetet sociale kanë saktësuar se Romeo Shahinasi, Andrea Salvaxhio, Erik Herrera dhe Milan Basrak kanë mbyllur aventurën me nënkampionët në fuqi.

Drejtuesit kishin njoftuar më parë se me disa futbollistë të cilët nuk cilësoheshin si të nevojshëm do të ndërpritej kontrata, por kjo nuk pritej të ndodhte që në nëntor.

NJOFTIMI I KLUBIT

Klubi falenderon lojtarët Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak për kontributin e dhënë me fanelën e Partizanit. Katër lojtarët e afruar përgjatë merkatos së verës kanë gjetur marrveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur përgjatë ditës së sotme me mirëkuptim aventurën me 15-të herë kampionët e vendit.

Klubi i uron njëkohësisht lojtarëve të ndihen krenarë që kanë veshur fanelën e kuqe të Partizanit, dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive.

pARTIZANI

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb