TIRANE- Ka nisur mëngjesin e sotëm prishja e banesave në zonën e Shkozës, aty ku siç raporton gazetari Erjon Skëndaj për “BalkanWeb nuk janë lejuar banorët e zonës.

E çuditshme dhe masë e shtuar, që nuk është parë në asnjë aksion të mëparshëm, duket prezenca e forcave “Shqiponja” të cilët qëndrojnë mbi urë të pajisur me kallashnikovë ndërsa veshur mbajnë jelek antiplumb.

prishja e banesave polici i armatosur

prishja e banesave polici i armatosur

prishja-e-banesaves-hkoze-4

prishja-e-banesave-hkoze-1

shkoze-nis-prishja

Se çfarë do ndodhë në brendësi të lagjes, gazetari Erjon Skëndaj raporton se nuk e ka të mundur të filmojë, pasi policia ka ngritur një perimetër të cilin nuk mund ta shkelë askush.

Ai sqaron se banorët janë kapur në befasi mëngjesin e sotëm, pasi iu ishte premtuar se do arrinin në një akord me autoritetet.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb