FIER- Bashkia e Fierit pritet të nisë sot punën për verifikimin e dëmeve në zonat e përmbytura si pasojë e shirave të dendur të ditëve të fundit. Në terren janë 5 grupe verifikimi të cilët do shkojnë në çdo familje për të parë nga afër dëmet.

Grupet e verifikimit të dëmeve përbëhen nga inxhinierë ndërtimi, përfaqësues nga njësitë administrative, përfaqësues të Emergjencave Civile, të bashkisë si dhe kryeplaku i fshatit.

Grupet e verifikimit do mbajnë dokumentacionin përkatës, ndërsa është detyrë e tyre që të përfundojnë verifikimin brenda ditës së premte.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: