TIRANE-Kreu i shtetit i ka dhënë përgjigje sot mediave, në lidhje me lajmet e tyre për mosnjohjen e procedurave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykaten Kushtetuese.

Në një njoftim, zyra e Presidentit thotë se kreu i shtetit “ka marrë mbështetjen e shumicës së grupeve parlamentare, përfshirë edhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për vijimin e procedurës për plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

Lexoni njoftimin e Presidentit:

Kabineti i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Bujar Nishani përgënjeshtron lajmin e shpërndarë në disa media rreth mosnjohjes së procedurës për plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Asnjë parti politike nuk mund të kërkojë ngrirjen e Kushtetutës!
Presidenti i Republikës ka marrë mbështetjen e shumicës së grupeve parlamentare, përfshirë edhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për vijimin e procedurës për plotësimin e vendeve vakante të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb