UASHINGTON– Kompania amerikane ”JetBlue” nisi sot nga Florida fluturimin e parë të rregullt tregtar midis SHBA-së dhe Kubës prej më shumë se 50 vitesh duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy ish-kundërshtarëve të Luftës së Ftohtë.

Avioni i linjës ajrore ”Jetblue” u nis rreth 10:05 sipas orës lokale (14:05 GMT) nga aeroporti ”Fort Lauderdale”, në juglindje të SHBA-së me destinacion Santa Claran, në qendër të ishullit kuban.

”Ngjitja në bordin e avionit e pasagjerëve të parë të fluturimeve të rregullta tregtare midis dy shteteve në pesë dekada u krye me një atmosferë festive, shoqëruar me duartrokitje dhe me muzikë, një grup salsa kënduan klasikët e muzikës kubane si ‘Guantanamera’ për t’i shoqëruar”, bëri të ditur për median një gazetare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: