Jo më kot është një ndër vendet më të pasura në botë por edhe me politika sociale. Zvicra ka nisur të eksperimentojë projektin për “të ardhurat bazë të pakushtëzuara”, një nismë që synon t’u sigurojë të gjithë qytetarëve të ardhura minimale për të jetuar, pavarësisht nëse janë apo jo të punësuar.

Projekti nisi testimin në qytetin e Zyrihut me vendim të këshillit komunal, pavarësisht se zvicerianët e refuzuan këtë nismë në referendumin e vitit të kaluar.

franga

Sipas projektit, çdo qytetari i garantohen minimalisht 2200 euro në muaj. Minorenëve rreth 550 euro.
Bëhet fjalë për shuma që i mbajnë banorët e Zyrihut mbi kufirin e varfërisë, bazuar gjithmonë tek standardi zviceran, shkruan Koha.net.

Procedurat e aplikimit dhe mënyra e shpërndarjes së parave janë ende të paqarta për publikun, por projekti shihet me tepër skepticizëm, pasi mund të nxisë rastet e braktisjes së punës. Ky sistem social është në faza eksperimentale edhe në Finlandë e Kaliforni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: