TIRANE – Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Vorë-Fushë Krujë, në afërsi të kryqëzimit të Rinasit. Sipas gazetarit Prend Shota një fuoristradë tip Benz ML me targa AA155MS, duke udhëtuar në drejtim të Vorës, ka goditur një betoniere.

Makina ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa kalimtarë të rastit thonë se si rezultat i kësaj përplasjeje 2 persona janë nxjerrë të plagosur nga makina.

Sipas gazetarit Shota në vendngjarje nuk është gjetur, asnjë person dhe asnjë efektiv i policisë rrugore.

Fuoristrada është barksitur në pozicionin që kishte pas perplasjes, duke bllokuar njërën korsi, ç’ka ka shkaktuar trafik dhe rrezik për aksidente të tjera.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: