Një nga diamantet më të mëdhenj në botë është shitur për 40 milionë dollarë, njoftoi sot kompania përpunimit të mineraleve “Gem Diamonds Limited”.

“Diamanti 910 karatësh, i madh se një top golfi, iu shit dje një blerësi të panjohur, në qytetin belg në Antwerp”, sipas një njoftimi.

“Guri i ngjyrës D, tipi II, u zbulua në muajin janar në minierat e Lesotos”, njoftoi “Gem Diamonds Limited”, shkruan ata.

Një diamant i papërpunuar nga Botsvana, që mendohet të jetë diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë gjatë një shekulli, u shit për 53 milionë dollarë në muajin shtator

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: