Gjermania ka ngritur akuza kundër një diplomati iranian për përfshirjen e tij në një komplot bombardimi që kishte në shënjestër kongresin e opozitës iraniane në Paris më 30 qershor. Prokurorët gjermanë të mërkurën akuzuan Assadollah Assadi-in për aktivitet si operativ i huaj dhe komplotim për të kryer vrasje. Bazuar në Vienë, Assadi dyshohet të ketë paguar një çift iranian-belg në shtetin veri-lindor europian për të organizuar një sulm në kongresin e përvitshëm të mbajtur nga Diaspora iraniane për të shprehur mbështetjen e tyre për Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe për anëtaren e tij kyçe, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Assadi raportohet se i ka dhënë çiftit, banues në Antwerp të Belgjikës, një pajisje që përmbante 500 gramë eksplozivë TATP kur janë takuar në Luksemburg në ditët e fundit të qershorit, sipas një deklarate të shkruar të lëshuar nga prokurorët gjermanë.

Pasi autoritetet belge kapën çiftin iranian-belg dhe gjetën eksplozivët e fuqishëm në automjetin e tyre Mercedez-Benz, autoritetet gjermane arrestuan Assadi-in me një urdhër europian afër qytetit Aschaffenburg. Prokurorët gjermanë thonë specifikisht se Assadi, i regjistruar si një diplomat i regjimit iranian i bazuar në ambasadën iraniane të Vienës që nga 2014, ka qenë më përpara anëtar i shërbimit të inteligjencës së regjimit iranian “Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë,” me detyra që “kryesisht përfshijnë mbikëqyrjen intensive dhe luftimin kundër grupeve opozitare brenda dhe jashtë Iranit.”.

Pas arrestimit të Assadi-it, Komiteti i Sigurisë dhe Kundër-Terrorizmit i NCRI lëshoi deklaratën që vijon: “Një diplomat terrorist i regjimit klerikal me emrin Asdollah Assadi, i cili ishte planifikuesi kryesor i komplotit terrorist kundër mbledhjes së madhe të iranianëve në Paris, është arrestuar në Gjermani. Diplomati terrorist, i cili është shefi i stacionit të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) në Vienë, ka qëndruar në Austri që nga gushti 2014.

“Dy terroristët e arrestuar janë Amir Sadoni dhe Nassim Nomeni dhe janë banorë të Antwerp.
Qeveria belge e akuzon atë se është i përfshirë në një komplot me qëllimin për të sulmuar kongresin e 30 qershorit ku një turmë masive e Diasporës iraniane – rreth 100,000 sipas The Washington Times dhe postimit të ish Folësit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Newt Gingrich – shprehën mbështetjen e tyre për Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), të bazuar në Paris, një koalicion grupesh opozitare iraniane që kërkon të rrëzojë regjimin klerikal të Iranit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb