Julen Lopetegui nuk do të jetë më trajneri i Spanjës. Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ka shkarkuar teknikun dhe për vendimin e tij ka dhënë një arsye.

“Kemi vendosur të shkarkojmë trajnerin kombëtar. Fakti që arritëm deri këtu është edhe meritë e tij, dhe për këtë duhet ta falenderojmë dhe t’i urojmë fat. Skuadra kombëtare e Spanjës është ekip it ë gjithë spanjollëve. Vetëm 5 minuta më parë zbuluam se ai do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Julen ka punuar në mënyrën më të mirë me skuadrën, por nuk mund ta pranojmë veprimin e tij në këtë rast” tha Presidenti.

U hodhën shumë kandidatura dhe u përfol për shumë emra por në mënyrë të befasishme Real Madrid ka zgjedhur Lopetegun në krye të pankinës së ‘Los Blancos.
Emërimi i tij në krye të Realit, sjell shumë ndryshime në skuadër por edhe pikëpyetje të shumta, ku më e rëndësishmja është ajo që ka të bëjë me Ronaldon . Në Spanjë kanë dilema në lidhje me të ardhmen e sulmuesit portugez, sidomos pas largimit të Zidanit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: