ANGLI – Disa të shtëna dhe shpërthime të vogla janë raportuar të kenë ndodhur në Westminster pasi një pako e dyshimte u gjet më pak se një milje larg nga vendi ku ndodhi sulmi terrorist ditën e djeshme në Londër.

Dëshmitarët raportuan se shpërthimi ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 8.30 dhe policia konfirmoi se gjeti një pako pranë Buckingham Palace.

Më herët policia arriti të identifikojë personin i cili besohet të jetë përgjegjës për sulmin në Westminster të Anglisë. Ai është identifikuar nga Policia Metropolitane si Khalid Masood. Masood, i cili vdiq gjatë sulmit, nuk ishte objekt i ndonjë hetimi aktual të policisë, por ai kishte një sërë dënimesh të mëparshme.

52-vjeçari ishte i lindur në Kent të Anglisë por besohet të jetojë në Midlands-in perëndimor. Policia tha se nuk kishte pasur asnjë dyshim mbi Masood se do të kryente këtë sulm vdekjeprurës.

Nga sulmi mbetën të vdekur 5 persona dhe u plagosën 40 të tjerë. Dje humbën jetën 4 persona, ndërsa sot njëri prej të plagosurve nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, duke rritur kështu bilancin e viktimave.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb