Pasioni për modën me sa duhet nuk njeh moshë. Të jesh një fashioniste që në fëmijëri më shumë gjasë të bën edhe më interesante, jo vetëm për bashkëmoshatarët, por edhe për të gjithë ata që e duan stilin dhe të bukurën.

Këtë na e tregon më së miri vajza e vogël e politikanit shqiptar, e cila në fotot e publikuara në rrjetet sociale, na shfaqet si një “fashion girl” e vërtetë.

Stili dhe mënyra e saj e të pozuarit ka bërë që të ketë mijëra ndjekës në profilin në Instagram.

Bëhet fjalë për Livian, vajzën e vogël të ish-deputetit Dritan Prifti, e cila pozon si një modele profesioniste.

Kujtojmë se edhe djali i madh i Dritan Priftit, Davidi ka nisur ecjen në rrugën e duhur për t’u bërë model i njohur.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb