Astronomët europianë kanë marrë imazhe shumë të pastra të resë së Tarantulës, një peisazh kozmik të mbushur me yje, re të shndritshme gazi dhe mbetje të supernovës në Renë e Madhe të Magallanes, 160 000 vite dritë larg.

Sipas komunikatës së Observatorit Europian Austral, ESO teleskopi VST i instaluar në Paranal, në Kili arriti të kapte të gjitha detajet e kësaj reje që përfaqëson zonën yjore më të shndritshme dhe energjike të 50 galaksive më të afërta me Udhën e Qumështit, të quajtur Grupi Lokal. Imazhet lejojnë të përcakohet forma e Tarantulës, formacion yjor që shtrihet në largësinë prej 1000 vite dritë brenda Resë së Madhe të Megallanes, një galaksi afër Udhës së Qumështit dhe që ka si qendër grumbullimin yjor shumë të madh të NGC 2070.

Astronomi frnacez, Nicolas Louis de Lacaille ishte i pari që e regjistroi ndriçimin e Tarantulës në vitin 1751, tek i cili tani mund të shquhen elemente si NGC 2070 që i jep emërtim një rajoni që përmban disa yje më masive dhe të më të shndritshme të zbuluara deri më tani. Pjesë e kësaj reje është edhe Kali i Detit, një strukturë gjigande pluhuri të errët me një gjatësi prej 20 vitesh dritë dhe që astronomët parashikojnë të zhduket për 1 milion vitet e ardhshme si pasojë e dritës dhe erërave të nxjerra nga yjet në formim e sipër. Elemente të tjera në këtë imazh janë edhe SNR N157B një mbetje e një supernove dhe e famshmja SN 1987A, supernova i kapur me teleskop modern në 1987 dhe një nga yjet më të shndritshëm qysh prej yllit të Keplerit. /bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb