TIRANË- Një aktivitet në fundjavë nga nisma “Mbill Pemën Tënde” dhe Ecovolis, është iniciativa më e re e një grupi të rinjsh nga Tirana.
“Harrojmë të përditshmen e mërzitshme kafeneve të stërmbushura të qytetit, dalim në natyrë dhe “japim një dorë” në mbjelljen e 1000 fidanëve”, është motoja e tyre.

Me vetëm 100 lekë për një fidan, të gjithë bashkë, mund të kryejmë një gjest jo vetëm simbolik, por t’i japim edhe një përgjigje konkrete ndotjes së qytetit tonë nga tymrat e landfillit, mbështesin të gjithë. “Ku duam të jetojmë? Duam vërtet të heqim dorë nga gjelbërimi e nga natyra? Ku do të jetojnë fëmijët tanë”?

Të shtunën e fundit të janarit heqim dorë nga njëra prej kafeve te ditës, e i themi po mjedisit, natyrës, shëndetit e ajrit të pastër, përmbyllin këmbënguljen e tyre këta të rinj.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: