Ja sesi Rosemary Kennedy nga një fëmijë i vecantë dhe i qeshur u shndërrua me forcë në kavie të lobotomisë në tru. Kjo është historia e Rosemary Kennedy, fëmija i tretë dhe vajza e parë e Rose dhe Joseph P. Kennedy, lindi në mesin e epidemisë së grupit spanjoll, në shtator të vitit 1918. Vajza që u mor më qafë nga babai i saj.

Në një libër të publikuar së fundmi, të titulluar “Një Kennedy e humbur”, nga Elizabeth Koehler-Pentacoff, thuhet se veprimet e infermieres e privuan beben nga oksigjeni në kohën kritike.

Rose shqetësohej për faktin se gripi mund të prekte beben, por shqetësimi kryesor duhej të ishte diçka tjetër. Mjeku që do priste lindjen e fëmijës po vonohej, ndërsa asaj i kishin nisur dhimbjet e lindjes. Infermierja e pranishme vendosi të presin mjekun, duke e detyruar Rose të mbyllë këmbët dhe të mos shtyjë.

Kur ajo nuk ia doli, infermierja vendosi dorën tek koka e bebes dhe e mbajti ashtu derisa erdhi dr. Good. Rosemary, e quajtur edhe Rosie, ishte e bukur, por rrallë qante.

Në kujtimet e saj, Elizabeth shkruante: “Ajo ishte e avashtë në gjithçka dhe dukej sikur disa gjëra nuk do i mësonte kurrë”.

Rosemary u dërgua në një shkollë publike, të quajtur Edward Devotion. Atje ajo kishte vështirësi në mësimin e gjërave bazike. Nuk ndërvepronte mirë me shokët, ndërsa adhuronte vëllezërit e saj, Jack and Joe, që i blinin shumë gjëra. Në moshën shtatë vjeç, ajo nuk mund të kthehej më në shkollë.

I ati, Joe Kennedy u konsultua me kreun e Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Harvardit dhe ata bënë disa testime tek Rosie dhe konkluduan se ishte e sëmurë mendore dhe sugjeruan shtrimin në klinikë.

Nëna e saj u shokua.
“Si çdo nënë, isha lutur që fëmija im të ishte normal dhe i shëndetshëm”.

Megjithatë vajza rritej e lumtur dhe plot jetë dhe nuk u shtrua në spital. Prindërit vendosën që ta edukojnë në shtëpi.

Në moshën 13 vjeç, prindërit vendosën që murgeshat të kujdesen për të bijën dhe e dërguan në një konventë. Si shpërblim, ata u ndërtua një fushë tenisi.

Aftësitë e Rosemary nuk u ngritën shumë, por ajo ishte një adoleshente e lumtur. Kur u kthye sërish në shtëpi, donte që të dilte njësoj si vëllezërit dhe motrat.

E mërzitur nga mbikëqyrja konstante, ajo nisi të dilte tinëz. Kur u kap, shpërthimi i saj ishte i jashtëzakonshëm dhe i dhunshëm.

Joe, babai u caktua ambasador i SHBA në Angli në vitin 1938. Kur Rosemary dhe e motra, Kathleen mbërritën në Angli, takuan mbretin dhe mbretëreshën. Rosemary shkëlqente, duke eklipsuar bukurinë e të motrës. Kur u kthye në shtëpi, familja ishte sërish e shqetësuar pasi ajo kishte nisur të dilte dhe të takonte meshkuj në taverna.

Ajo donte lirinë e saj, kurse shpërthimet emocionale iu diagnostikuan si epilepsi.

Joe Kennedy ishte i shqetësuar. Atij i vinte turp dhe druhej se kjo gjendje e vajzës do ndikonte tek ambiciet e tij politike dhe të djemve. Ai kishte lexuar për një procedurë të re: lobotomia pre-frontale, e cila premtonte një trajtim përfundimtar.

Në nëntor të vitit 1941, pa i thënë familjes, ai e dërgoi vajzën të vizitohej nga një neurolog i quajtur Walter Freeman.

Ai tha se vajza vuante nga depresioni dhe se një procedurë e re neurokirurgjike, e quajtur lobotomia pre-frontale, do e shëronte plotësisht, duke e bërë një vajzë të lumtur dhe të përmbajtur.

Joe dha miratimin e tij për procedurën. Ishte dita më e keqe në jetën e Rosemary.

Freeman nuk ishte kirurg, por një profesor, leksionet e të cilit ishin të mbushura me fantazi dhe horror. Freeman e përshkruan kështu operacionin: “U futëm në majën e kokës, mendoj se ajo ishte zgjuar. I dhamë një qetësues të lehtë. I bëmë një prerje kirurgjikale në tru përmes kafkës. Ishte në pjesën e përparme. Bëmë një prerje të vogël, jo më shumë se një inç”.

Kur Rosemary nuk po këndonte më “Zoti e bekoftë Amerikën”, ata e lanë masakrën.

Rosemary u dërgua në një spital privat psikiatrik në Nju Jork. Familja nuk e vizitoi kurrë.

Joe nuk i tha askujt për procedurën mjekësore që kishte aprovuar. Ai gënjeu gruan dhe i tha se Rosie ishte bërë më keq dhe mjekët kishin sugjeruar shtrimin në spital, pa vizitorë.

Trajtimi barbar nuk ia hoqi shpërthimet e zemërimit dhe ajo u bë më keq.

Në vitin 1949, kur mësoi se Rosie ishte abuzuar seksualisht, Joe e largoi prej andej në një azil për të sëmurit mendorë. Atje mësoi të rregullonte krevatin, të luante golf në miniaturë dhe ecte rregullisht. I pëlqente të flirtonte me meshkujt, nuk u fliste vajzave.

Rosie vdiq në janar të vitit 2005. Një murgeshë i qëndronte pranë arkivolit. Kur e pyetën murgeshën se çfarë problemi kishte Rosemary, ajo tha: “Besoj se ishte si unë. Kishte probleme me leximin, si unë. Më quanin tip që mëson avash”.

Vonë u zbulua se Rosemary mund të ishte kuruar vetëm me terapi pa ndërhyrjet masakruese në tru.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: