Policia e Prizrenit ka konfirmuar vdekjen e aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Nita Rexha. Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Hazir Berisha ka thënë për lajmi.net se e ndjera kishte qëndruar në koma për një muaj pasi ishte plagosur në një aksident.

“Po diku më 14 mars ka ndodhur një aksident në Landovicë. E ndjera ka qenë vetëm në cilësinë e pasagjeres. Sot më informuan se vajza mbrëmë ka ndërruar jetë”, ka thënë Berisha.
Lajmin për vdekjen e aktivistes së VV-së e kanë bërë të ditur anëtarët tjerë të kësaj partie nëpër rrjete sociale.
nita_1524397070-9138525
E pikëlluar me këtë vdekje është shprehur edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci që gjithashtu vjen nga Gjakova. “E ëmbla jonë Nita Rexha, Na trondite e trishtove pamasë me largimin tënd të hershëm nga kjo botë! E dashur, vetëm fizikisht nuk do të jesh me ne. Do të mbetesh gjithnjë në kujtimet tona më të bukura, secili aktivist do të kujtojë buzëqeshjen, çiltërsinë dhe energjinë tënde pozitive!”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: