TIRANE – Një muaj pas lindjes së vajzës Khloe, është shfaqur për herë të parë në publik këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari. Në Pallatin e Kongreseve, në mbrëmjën gala “Rikthimi i Dallëndysheve”, Zaimina është fotografuar së bashku me partnerin e saj.

-640-0-5aa8ff206355f

E veshur me një fustan të zi dhe me një pallto të kuqe, Zaimina në një foto të postuar nga Revistawho, dukej shumë në formë, edhe pse nuk ka shumë kohë që është bërë nënë.

Zaimina gjatë shtatzënisë, na prezantoi edhe me partnerin e saj Klodin, të cilin e kishte mbajtur të “fshehtë”, për shumë vite. Gjithsesi, tashmë që janë një familje e konsoliduar, Zaimina ka vendosur që të shfaqet kudo pranë tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb