Jurgen Kloop e ‘qan’ akoma “Championsin” e humbur në finale kundër Bayern në kohën kur drejtonte Borrusia Dortmund, por tekniku gjerman ka mundësinë që gjatë këtij sezoni të hakmerret jo vetëm ndaj bavarezëve por edhe Jupp Heynkess.

Në këtë sezon, pesë vite më pas, ai mund të hakmerret ndaj bavarezëve dhe ndaj Jupp-it. Klopp nxiton të fitojë, edhe pse ka filluar të mendojë që tani për tërheqjen: “Sigurisht, nuk do të jem trajner në moshën e Heynckes, – ka thënë trajneri i Liverpool. – E admiroj atë që po bën, por unë nuk do ta bëj”.

E ARDHMJA – Klopp, nga ana tjetër, është një njeri me pasion, një udhëheqës, ka nevojë për energji fizike dhe mendore për të drejtuar një grup, madje një popull. Jo rastësisht ka punuar për Borussia Dortmund dhe Liverpool, dy nga tifozeritë më të zjarrta të Europës. Aty ndihet mirë:

“E kam marrë vendimin e tim. Mund të më kontaktojë çdo klub, por unë nuk do të jem trajner në atë moshë. Madje, nuk përjashtohet që të tërhiqem më herët nga sa kanë bërë trajnerët e tjerë. Kjo është një punë shumë intensive, nuk kam ndërmend të jem në stol në një moshë të caktuar”.

Por Klopp është një njeri sentimental. Nuk kursehet për gruan dhe fëmijët, ashtu si për qenin. Për shkak të punës nuk mund të kalojë aq kohë sa do të donte ai me të dashurit e tij: “Pas eksperiencës me Liverpool do të marr një vit pushim, është një premtim që i kam bërë familjes. Por nuk e përjashtoj mundësinë që të tërhiqem përfundimisht në atë pikë”.

GJERMANIA – Kur në Mynih kanë kuptuar se nuk do të arrinin ta mbanin Heynckes edhe për sezonin e ardhshëm, dikush ka menduar për të. Hoeness ka rrëfyer se bavarezët kanë menduar ta marrin që në 2008-ën, por më pas zgjodhën Jurgen Klinsmann:

“Zgjodhëm ‘Jurgen K’ e gabuar”. Nga ajo ditë, duke parë sukseset e arritura nga Klopp në drejtim të Dortmund, bavarezët janë penduar për zgjedhjen e bërë. “Por këtë herë nuk më ka kontaktuar asnjeri, – ka siguruar Klopp. – Pavarësisht nga fakti nëse doja të shkoja atje ose jo, kam katër vite të tjera kontratë me Liverpool”.

“Fakti që nuk më kanë kontaktuar është shumë i logjikshëm”. Edhe pse vetë Klopp ka pranuar se ëndërron kthimin në Dortmund: “Te Mainz dhe Borussia kam kaluar vite shumë të bukura, mund të kthehem një ditë, por nuk është e thënë që ta bëj si trajner”.

Mund të varet nga mënyra sesi do të përfundojë sezoni aktual. Sepse Klopp, edhe pse nuk e ka pranuar akoma, me Liverpool dhe Bayern në gjysmëfinalet e Champions League, ëndërron hakmarrjen e dyfishtë: ndaj bavarezëve dhe ndaj Heynckes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb