Në pritje të taksive ajrore dhe të fluturuesve Uber, ndërtuesi i një kulle me 60 kate në Miami kërkon ta kthejë tarracën në një hapsirë për ngritjen dhe ulje vertikale. Porti qiellor do të jetë një nga komoditetet që promovon “Paramount Miami World Center”, ku apartamentet kanë një kosto prej 700.000 dhe 10 millonë USD dhe do të përfundojnë në 2019.

Krijuesi Dan Kodsi është largpamës dhe sheh automjete fluturuese. Ceo-ja i “Royal Palms Companies” thotë se pret që taksitë ajrore të mbushin qiellin në një periudhë 10 ose 15 vjet. Shumë sipërmarrje kanë projekte për këtë klasë mjetesh ngritje dhe uljeje vertikale, që do të jenë elektrike dhe do të mund të lëvizin me shpejtësi 370 km në orë në mënyrë të tillë që të reduktojnë qarkullimin urban dhe pengesat e trafikut.

Maiami

Porti qiellor i ndërtesës
Paramaunt do të jetë edhe pishinë që do të ketë një ashensor hidraulik si dhe do të krijojë një sipërfaqe prej 280 metra katrorë pistë uljeje. Një hapsirë e konsiderueshme do t’i përkasë sallës, ku rezidentët do të presin automjetet dhe njëkohësisht do të funksionojë edhe si një kullë. /bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb