TIRANË-Ylli Dylgjeri, i njohur si gazetar, por në kohën e Fatos Nanos ka shërbyer në postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Rendit, ndan sot me publikun një moment nga ajo kohe. Nisur nga debati mbi një pajisje përgjuese që opozita akuzon se ndodhet në Ministrinë e Brendshme. Sipas Dylgjerit, italianët ua ofruan një pajisje të tillë shqiptarëve, por ministria e Brendshme e asaj kohe dhe kryeministri Nano nuk e pranuan. Mandej, Dylgjeri kujton dhe një batutë të Nanos bërë lidhur me këtë pajisje përgjimi.

“Në vitet 2000-2004 kam drejtuar Ministrinë e Rendit nga posti i Sekretarit te Përgjithshëm. Trafiqet edhe në këtë kohë ishin prezente në vend. Kujtoj se një kompani italiane kontaktoi me zyren time për të demonstruar një aparaturë përgjimi, prodhim i vetë kompanisë italiane. Deri këtu nuk pashë asnjë shqetësim për të refuzuar demonstrimin. Ekspozitat kudo janë të hapura edhe për publikun. Me sa kujtoj, në çdo Kongres Interpoli, kompanitë e prodhimit të aparaturave inteligjente ekspozonin prodhimet e tyre në ambientet ku zhvilloheshin punimet e kongresit. Për të mos u zgjatur u njoha me pajisjen dhe përdorimin e saj dhe kaq. Më tej, nuk ishte në tagrin tim, apo në ligjin e Policisë së Shtetit përdorimi i kësaj pajisje. Njëherësh nuk pati kërkush iniciative, apo ngasje, për t’i hyrë aventures së blerjes. Biles po kujtoj edhe batutën e ish-kryeministrit të kohës Nano, kur ne nguronin te flisnim hapur në tel. me Të, na e kthente me humor: fol hapur se nuk kemi as përgjime, e as lekë për të blerë përgjues!
Uroj që lajmi i hapur së fundi mbi pajisjen e përgjimit në Ministrinë e Brendshme të jetë i rremë. Përndryshe, është SKANDAL!”

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb