TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili theksoi se deklarata e Ramës bëhet për të hequr vëmendjen nga plagët e thella të shoqërisë shqiptare.

REAGIMI I VASILIT
Shqipëria digjet kryeministri krihet.
Shqipëria është mbërthyer në darën e papunesise, varferise dhe pasigurise publike te rende ku cdo dite ndodhin vrasje e grabitje.
Kryeministri keput njeren idiotesi pas tjetres, qe publiku te heqe vemendjen nga plaget e thella te shoqerise shqiptare.
BE ne Bruksel reagoi per idiotesine e kryeministrit per “presidentin kooperativist te shume shteteve”, ndonese ne fakt eshte kohe e humbur te merresh me të.
Çudia e madhe kjo BE ne Tirane. Ndersa flet edhe ne mes te nates per pune qe nuk i perkasin fare hesht e ben piknik kur duhet te flase.
Shyqyr qe eshte Brukseli te pakten….se keta te BE ne Tirane jane me te rendesishem dhe nuk kane kohe….
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: