Një sasi floriri 13 herë sa masa e Tokës u derdh në Rrugën e Qumështit pas përplasjes së dy yjeve prej neuronesh, ose dy yje materia e të cilëve është aq e dendur sa që konsiderohen e kundërta e vrimave të zeza.

Ky zbulim, i publikuar në revistën “Astrophysical Journal”, bazohet në të dhëna që lidhen me këtë ngjarje që në gusht 2017 gjeneroi valët gravitacionale të vëzhguara nga rreth 70 instrumente në të gjithë botën. Përplasja, që ka ndodhur rreth 85 dhe 160 milionë vite dirtë, ka prodhuar edhe një sasi të jashtëzakonshme metalesh të rënda. Për shembull u prodhua një sasi europiumi deri në pesë herë masën e Tokës.

Elemente të çmuara të rralla si ari apo europiumi, krijohen kur ndodh procesi që quhet “kapje e shpejtë e neutroneve”, në të cilat bërthama e një atomi thith shumë shpejt një grup neuronesh duke arritur një strukturë stabël para se radioaktiviteti i tij të bjerë.

Ka disa hipoteza në lidhje me këto fabrika të këtyre metaleve. Njëra sheh supernovat si fabrika të mundshme, ose yje që shpërthejnë kur arrijnë në fund të ciklit të tyre jetësor.

Një tjetër hipotezë, e konfirmuar edhe nga matjet e sapo publikuara, tregon se këto fabrika krijohen gjatë shkrirjes së dy yjeve prej neutornesh. Këto të fundit janë yje jashtëzakonisht të mëdha dhe të karakterizuara nga një rroturllim shumë i shpjetë. Janë ajo që mbetet pas shpërthimit të një supernova dhe për këtë arsye në çastin kur lindin kanë një temperaturë shumë të lartë, që gradualisht reduktohet duke arritur një milionë gradë pas 100 000 vitesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb