Supervetura Bugatti Chiron po shijon sukseset e para, pasi u shfaq në shumë vende të botës. Vetëm nëntë muaj pas debutimit zyrtar, janë shitur 220 ekzemplarë të kësaj makine.

“GT Spirit” raporton se bisha “Bugatti Chiron” ka tërhequr shumë vëmendje.

Nisur nga kjo, gjiganti francez thotë se ka shtuar kapacitetin e prodhimit, dhe vitin e ardhshëm do të prodhojë 65 automjete të tjera.

Planet e para të kompanisë ishin që të prodhoheshin gjithsej 500 njësi, por kjo mund të ndryshojë në varësi nga suksesi që do korrë kjo superveturë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: