TIRANE – Modelja Vivian Canaj u martua ditën e diel me partnerin e saj Krivis. Një dasmë elegante që mblodhi miqtë, të afërmit dhe rrethin e ngushtë të çiftit.

Pas fotove dhe momenteve më të bukura të dasmës, Vivian ka postuar në Instagramin e saj foto nga Maldivet, vend që çifti ka zgjedhur për të kaluar muajin e mjaltit.

Disa nga momentet e tyre me romantike dhe më të bukura në vendin përrallor Disa nga momentet e tyre me romantike dhe më të bukura në vendin përrallor çifti i ndau me fansat në rrjetet sociale.

Qetësia e plotë e ishullit, natyra e mrekullueshme, plazhet dhe shtëpizat rreth e rrotull që duken edhe nga postimet e modeles ngjajnë me një copëz parajse që Vivian duket se po e shijon shumë. Me dhjetëra urime për martesën dhe për këtë udhëtim të parë të çiftit të sapomartuar kanë shkruar fansat në rrjetet sociale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb