SHKUP- Një tjeter tërmet me fuqi 2.5 ballë Rihter është regjistruar edhe sot rreth orës 10:00. Qytetarët kanë raportuar për dëme materiale dhe lëndime trupore. Sipas raportit më të fundit të Qendrës për menaxhim të krizave, deri në orën 11:00 të ditës së sotme, janë paraqitur 300 raporte qytetare për dëme të shkaktuara nga këto lëkundje.

Profesionistë nga Instituti për Sizmologji së bashku me përfaqësues komunalë, do të bëjnë sot kontrolle të këtyre raportimeve.

Ditën e djeshme Maqedonia u përfshi nga dhjetëra tërmete, ndërkaq katër nga to ishin me fuqi që arriti deri më 5.3 ballë Rihter, lëkundje që u ndjenë në tërë Maqedoninë dhe në vendet fqinje.

Tërmetet filluan që në ora 7 e mëngjesit, kur u regjistrua një tërmet prej 3.9 ballë Rihter, ndërkaq ai i fundit është regjistruar rreth orës 22:00, me një fuqi prej 2.1 ballë Rihter.

Epiqendra e tërmeteve ishte Shkupi dhe rrethinat e tij.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: