Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump shpreson se një rezultat “i mirë” mund të arrihet nga ajo që tha ai do të ishte një “takim shumë interesant” me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un të martën.

Ai u shpreh kështu gjatë një dreke pune me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong në pallatin presidencial Istana pas takimit të tyre dypalësh gjatë së cilit të dy krerët diskutuan gjithçka nga përgatitjet e samitit në kërcënimet tarifore të SHBA.

Ai gjithashtu falënderoi mikpritësit e tij të Singaporit. “Ne kemi një takim shumë interesant nesër dhe mendoj se gjërat mund të funksionojnë shumë mirë”, tha Trump. “Por ne e vlerësojmë mikpritjen tuaj, profesionalizmin dhe miqësinë tuaj. Faleminderit shumë.”

Presidenti amerikan u shoqërua nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton, Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders dhe Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.

Gjatë takimit, zyrtarët gjithashtu festuan ditëlindjen e Trump tre ditë më herët, pasi një suprizë iu bë presidentit amerikan. Ai mbush 72 vjeç më 14 qershor.
Ministri i Jashtëm i Singaporit Vivian Balakrishnan postoi një foto të Trump duke pozuar me tortën e ditëlindjes. “Duke festuar ditëlindjen, pak më herët”, shkroi ai.

Takimi ishte ngjarja e vetme publike e Trumpit të hënën. Më parë, Trump kishte shkruar në Twitter “fantastike të jesh në Singapor, emocionet ndihen në ajër”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb