Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur rëndë nga rrëzimi i një vinçi gjigand në një nga zonat më të populluar në Nju Jork, Manhatan.

Vinçi u rrëzua rreth ores 08:30 te mengjesit, ose 14:30 te pasutes me oren lokale te Europes. Ngjarja ndodhi në rrugën Tribeca pranë një kishe duke zënë nën vete dhjetra makina të parkuara aty.
Një i vdekur u raportua në vendngjarje, ndërsa një tjetër u zu si në çark nga hekurat e tij, dhe u nxorr prej aty nga zjarrfikësit.
Deri tani 15 persona janë dërguar në spital, 2 prej tyre ne gjendje të rëndë

Dëshmitari Sean Campbell tha se ishte e tmerrshme zhurma e rëndë të metalit që u përplas në tokë.

“E pashë sesi po anohej dhe po rrëzohej drejt tokës. U desh 5 apo 6 sekonda që të përplasej. Nuk po dija c’po ndodhte, ndodhi gjithçka aq shpejt”, tha Campbell.
Vinci i kuq gjigand gjatë rrëzimit, dëmtoi shumë ndërtesa që ndodheshin aty.

Fotot e para janë hedhur nga dëshmitarët menjëherë në Instagram.
Për ngjarjen kanë nisur hetimet, edhe pse kompania që ka vinçat mbahet si një ndër më seriozet. Makineria prej një jave ishte duke punuar në zonë.
Dëshmitarë thonë se rrëzimi i tij ishte shokues.
“Njerëzit nuk dinin ku të fshiheshin. Dukej sikur vinçi po rrëzohej pambarimisht, aq i gjatë ishte”, tha Blair Steele, një 29 vjecare që u ndodh në vendngjarje në momentin e rrëzimit të makinerisë prej hekuri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb