UASHINGTON- Presidenti amerikan, Donald Trump festoi dje fitoren në zgjedhjet presidenciale një vit më parë, me një mesazh ironik në rrjetin social Twitter, përshëndetje për mbështetësit e tij dhe një foto nga avioni presidencial “Air Force One”.

“Urime për gjithë mediokrit dhe për miliona njerëz që na dhanë një fitore masive në kolegjin zgjedhor (304-227)!” shkruan ai në Tweeter.

“’Mediokër’ është termi që kishte përdorur Hillary Clinton, gjatë një pritjeje për mbledhjen e fondeve në shtator 2016, për të cilësuar ‘gjysmën’ e mbështetësve të rivalit të saj republikan ‘racist, seksist, homofob, ksenofob, islamofob’.

Që prej asaj kohe, fjala, është përdorur nga mbështetësit e miliarderit për të denoncuar përbuzjen e shprehur nga demokratja kundër tyre.

Në foton që shoqëron mesazhin, drejtuesi është ulur në zyrën e tij në avionin presidencial, i rrethuar nga bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar gjatë fushatës dhe e kanë ndjekur në Shtëpinë e Bardhë, mes të cilëve Jared Kushner, dhëndri i tij, Stephen Miller, këshilltar dhe Hope Hicks, drejtoreshë e komunikacionit të ekzekutivit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ndodhet në një turne në Azi.
Donald Trump mori 304 vota në kolegjin zgjedhor, sipas mënyrës indirekte të zgjedhjes së presidentit të SHBA-së.

Këto pikë janë më të ulëta se dy fitoret e ish-presidentit amerikan, Barack Obama (365 dhe 332), por më të larta se ato të George W. Bush (271 dhe 286).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: