DURRES- Një vit pasi biznesmeni libanezo-amerikan Faadi Mitri u dhunua barbarisht në Shqipëri dhe u detyrua të braktisë një investim rreth 180 milionë euro që pritej të ndërtohej në pronën e blerë prej tij në Gjirin e Lalzit, prona e lënë pezull është uzurpuar.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj konfirmon për “BalkanWeb” se 40 persona me hunj në duar kanë uzurpuar pronën, duke vendosur atje një rrethim të ri.
gjiri lalzit6
gjiri lalzit

gjiri lalzit654

gjiri lalzit43

gjiri lalzit54

gjiri lalzit32

gjiri lalzit322

gjiri lalzit 7

gjiri lalzit45

gjiri lalzit34
Siç duket edhe në fotot e siguruara prej “BalkanWeb”, prona ku do të ngihej resorti është rrethuar gjatë ditës së djeshme nga persona që pretendojnë pronësinë e tokës e që kërcënuan rojet private.

Një ditë më parë, siç mëson “BalkanWeb” këta persona nën shoqërinë e një topografi kanë prishur rrethimin e pronës së Faadi Mitri dhe kanë ndërtuar një gardh të ri, duke mos lejuar as policinë private që kishte detyrë ruajtjen e objektit të afrohej. Sakaq hipoteka e Durrësit, pretendon se prona është nën sekuestro.

Në lidhje me këtë ngjarje ka bërë denoncim administratorja e investitorit libanezo-amerikan, ndërsa policia e Durrësit i ka referuar materialet në Prokurori.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb